Ballina Sport Futboll PSG në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në...

PSG në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit

Moment historik për Paris Saint Germain. Kampionët e Francës kanë siguruar për herë të parë në histori të klubit finalen e Ligës së Kampionëve, pasi mposhtën 3:0 RB Leipzig.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Estadio da Luz’ të Benficas ditën e martë u dominua nga PSG, me Angel Di Marian në ditën e tij më të mirë.

Një harkim të mirë të Angel Di Marias, e ktheu në gol mbrojtësit Marquinhos, që shënoi në minutën e 13’-të të ndeshjes.

Di Maria në minutën e 42’, dyfishoi në 0-2 epërsinë, kur pranoi një asistim të jashtëzakonshëm nga Neymar, shkruan lajmi.net.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vulosi Juan Bernat, që shënoi në minutën e 56’, pas një topi të pranuar nga Di Maria.

Kjo është finalja e parë e Ligës së Kampionëve për PSG, me skuadrën franceze që ka shpenzuar miliona euro për afrimin e yjeve.

Në finale, PSG do të takohet me fituesin e takimit Bayern Munich – Lyon.

Exit mobile version