Ballina Auto Publikohen fotot e Modelit Y të Tesla të përditësuar për vitin 2025

Publikohen fotot e Modelit Y të Tesla të përditësuar për vitin 2025

Janë publikuar fotot e para të Tesla Model Y “Juniper” të rifreskuar për vitin 2025 pa asnjë kamuflazh.

Imazhet u postuan në Instagram nga CocheSpias, një llogari e njohur për publikimin e fotove spiune të veturave të ardhshme.

Bëhet e ditur se edhe përdoruesi i X @DominicBRNKM publikoi gjithashtu një grup fotografish të EV.

Përditësimet më të mëdha vizuale të automjetit elektrik më të shitur në botë janë në pjesën e përparme dhe të pasme, e sidomos në dritat e tij.

 

Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë përmirësimesh do të zbatojë Tesla në brendësinë e Modelit Y.

Modeli Y i përditësuar i Tesla pritet të dalë në shitje këtë vit, pesë vjet pas prezantimit të modelit origjinal.

Exit mobile version