Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Punëtorët e shëndetësisë provojnë të futen në Ministrinë belge

Punëtorët e shëndetësisë provojnë të futen në Ministrinë belge

Protestuesit në Belgjikë janë munduar të thyejnë dyert dhe të futen në ndërtesën e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë demonstratës së personelit shëndetësor. Policia ka bërë të ditur se mijëra punëtorë janë mbledhur me thirrjen për kushte më të mira pune dhe për të kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm kundër COVID-19.

Sipas autoriteteve, më shumë se katër mijë pjesëmarrës nga mbarë Belgjika janë mbledhur në kryeqytetin Bruksel për të protestuar kundër atyre që i quajnë kushte të vështira të punës në kulmin e pandemisë së koronavirusit.

Një grup i vogël ka marshuar në drejtim të portës së objektit të Ministrisë, duke provuar të thyenin xhamat e hyrjes. Policia speciale menjëherë ka marrë masa për të siguruar brendinë e ndërtesës.

Disa prej protestuesve janë shpërndarë pas përdorimit të gazit lotsjellës. Belgjika e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët shëndetësorë prej 1 janarit. /koha

Exit mobile version