Ballina Lajmet Kosovë Punëtorët e Trafikut Urban i japin fund protestës, transporti rikthehet të mërkurën

Punëtorët e Trafikut Urban i japin fund protestës, transporti rikthehet të mërkurën

Pas ndërprerjes disa-ditore për shkak të pamundësisë financiare, N.P.K. “Trafiku Urban” SHA njofton qytetarët se transporti publik do të rifillojë nga nesër, 3 dhjetori 2025.

Lajmi i plotë:
Të nderuar qytetarë,

N.P.K. “Trafiku Urban” SHA bën me dije se nga nesër, 03 dhjetor 2025, rifillon shërbimi i transportit publik në Prishtinë.

Ndërprerja e ditëve të fundit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës së Prishtinës ndaj ndërmarrjes.

Në një komunikatë për qytetarët, ndërmarrja shpreh keqardhje të sinqertë për vështirësitë që qytetarët kanë përjetuar gjatë periudhës pa transport publik dhe i falënderon ata për mirëkuptimin dhe durimin.

N.P.K. “Trafiku Urban” SHA siguron se do të bëjë përpjekje maksimale për të ofruar shërbim sa më të rregullt dhe të sigurt për qytetarët.

Exit mobile version