Ballina Lajmet Kosovë Punonjësit shëndetësorë në grevë 24 orëshe

Punonjësit shëndetësorë në grevë 24 orëshe

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, duke u bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të datës 20.12.2018 , njofton publikun e gjerë dhe institucionet relevante të qeverisjes vendore, se më datë 26 dhjetor do të mbahet grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit.

Kërkesat e grevistëve janë kalimi i Ligjit mbi pagat duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe të fillojë menjëherë implementimi i ligjit.

Njëherësh, FSSHK kërkon mirëkuptim nga popullata për rastet jo-emergjente dhe apelon që greva të ketë përkrahjen e institucioneve shëndetësorë private.

Exit mobile version