Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Putin i shpreh ngushëllime presidentit iranian për vrasjen e udhëheqësit suprem

Putin i shpreh ngushëllime presidentit iranian për vrasjen e udhëheqësit suprem

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime homologut të tij iranian, Masoud Pezeshkian, për vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, transmeton Anadolu.

“Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të thella për vrasjen e liderit suprem të Republikës Islamike të Iranit, Seyed Ali Khamenei dhe anëtarëve të familjes së tij”, thuhet në mesazhin e publikuar në faqen e Kremlinit.

Në mesazh theksohet se vrasja u krye në “shkelje cinike të të gjitha normave të moralit njerëzor dhe të së drejtës ndërkombëtare”.

Putin shtoi se Khamenei në Rusi do të “kujtohet si një burrë shteti i shquar që dha një kontribut të madh personal në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ruso-iraniane dhe i çoi ato në nivelin e një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës”.

“Ju kërkoj t’ia përcillni simpatinë dhe mbështetjen time më të sinqertë familjes dhe miqve të liderit suprem, qeverisë dhe mbarë popullit të Iranit”, tha ai.

Sot, forcat e armatosura iraniane njoftuan se Khamenei u vra së bashku me disa zyrtarë të lartë ushtarakë në sulmet SHBA-Izrael ndaj vendit, të cilat nisën dje.

Exit mobile version