Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Putin thotë se propozimi afrikan mund të jetë baza për paqen në...

Putin thotë se propozimi afrikan mund të jetë baza për paqen në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se iniciativa e paraqitur nga udhëheqësit afrikanë mund të jetë baza për paqen në luftën e Moskës kundër Ukrainës, por pretendoi se sulmet nga Kievi e bënë ndërprerjen e armiqësive “praktikisht të pamundur”.

Udhëheqësi rus i bëri komentet në Moskë të shtunën pasi u takua me liderët nga Afrika në Shën Petersburg dhe dëgjoi thirrjet e tyre që Rusia të ecë përpara me planin e tyre.

Propozimi, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, përmban një sërë hapash të mundshëm për të zbutur konfliktin, duke përfshirë tërheqje të trupave ruse, heqjen e armëve bërthamore taktike ruse nga Bjellorusia, pezullimin e një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) kundër Putinit dhe lehtësimin e sanksioneve.

Detajet e propozimit nuk janë bërë publike. /mesazhi

Exit mobile version