Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Putin zhvillon bisedë telefonike me homologun iranian Raisi

Putin zhvillon bisedë telefonike me homologun iranian Raisi

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin iranian, Ebrahim Raisi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bisedimet mbuluan tema në fushën e marrëdhënieve dypalëshe midis Rusisë dhe Iranit, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Në takim u diskutua edhe për marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe u theksua se “përpjekjet diplomatike duhet të vazhdojnë për këtë çështje në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare”.

Të dy liderët prekën çështjet e stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe u konfirmua mbështetja për formatin e Astanës, Türkiye (Turqi) Rusi dhe Iran për zgjidhjen e çështjes siriane. /aa

Exit mobile version