Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) bën të ditur se ka pranuar shtatë ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
PZAP njofton se për të gjitha ankesat do të vendosë brenda afatit ligjor prej 96 (nëntëdhjetë e gjashtë orësh) nga data e parashtrimit të secilës ankesë.
Sipas PZAP, pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, ka pranuar gjithsej 7 ankesa, prej të cilave 5 ankesa nga subjektet politike dhe 2 ankesa nga një kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e dhjetë.
Më tej thuhet se ankesat e pranuara janë: Një ankesë nga PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – PREBK, dy ankesa nga PDK – kandidati Bekim Haxhiu, një ankesë nga Koalicioni PAI–PDAK–LPB, Dy ankesa nga NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS dhe një ankesë nga SRPSKA LISTA.
KQZ, të shtunën shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor.
