Ballina Lajmet Kosovë PZAP refuzon katër ankesat për zgjedhjet e 28 dhjetorit

PZAP refuzon katër ankesat për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar katër ankesa në lidhje me numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Ky institucion i ka konsideruar tri ankesa si të pasafatshme, ndërsa një ankesë, sipas tyre, është tërhequr.

PZAP ka refuzuar si të pasafatshme ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së Bekim Hqaxhiu. Poashtu është refuzuar edhe ankesa e subjektit Politik GI Za Slobodu, Pravdu i Opstanak, me seli në Komuna Graçanicës.

Ndërsa, ankesa nga kandidati për deputet nga radhët e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Jakup Nura është hedhur si e palejuar. Kurse, ankesa nga Subjekti Politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) sipas PZAP-së është tërhequr.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thonë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund t’i shpallin gjatë kësaj jave, para datës 19 janar, e cila ishte planifikuar më herët nga institucioni.

Megjithatë, për certifikimin e rezultateve, sipas monitoruesve të proceseve zgjedhore, duhet të pritet të paktën deri në fund të muajit janar.

KQZ më 9 janar ka numëruar të gjitha votat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Kjo i ka hapur rrugë të pakënaqurve që të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku të njëjtit kishin parashtruar katër ankesa.

Exit mobile version