Ballina Lajmet Kosovë “Qatar Charity” hap 20 bunarë në komunën e Skënderajt

“Qatar Charity” hap 20 bunarë në komunën e Skënderajt

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtori i Organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit, për hapjen e 20 bunarëve për ujë të pijes në komunën e Skenderajt.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, organizata “Qatar Charity”, do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për realizimin e këtij projekti, jashtëzakonisht të rëndësishëm për disa qendra të mjekësisë familjare në bashkësi lokale, për shkolla fillore të komunës, si dhe për disa familje që nuk kanë pas ujë të pijes.

Ky projekt i cili është jetik për ato familje që nuk kanë ujë të pijes, parasheh punime nga hapja e bunarëve me thellësi të ndryshme, sipas nevojës, montimin e pompave të ujit me pajisje përcjellëse e deri te vendosja e çezmës.

Exit mobile version