Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Qëlloi për vdekje të miturin palestinez, ushtari izraelit ‘dënohet’ me një muaj...

Qëlloi për vdekje të miturin palestinez, ushtari izraelit ‘dënohet’ me një muaj shërbim për komunitetin!

Një ushtar izraelit i cili qëlloi për vdekje një fëmijët palestinez gjatë protestave në Rripin e Gazës, është dënuar me një muaj shërbim për komunitetin.

Sipas një raporti nga media izraelite The Times of Israel, ushtari, emri i të cilit është i ndaluar për mediat, u “dënua” nga një gjykatë ushtarake lidhur me vdekjen e 14-vjecarit Othman Hilles, i cili u qëllua me armë zjarri gjatë demonstratave të korrikut 2018.

Ndërsa i mituri u qëllua teksa ishte i paarmatosur dhe nuk paraqiste rrezik për askënd, ushtari u dënua për “mosbindje që çoi në rrezik të jetës”, në vend se të dënohej për vrasje.

Ushtria izraelite e ka konfirmuar dënimin në fjalë, duke thënë se “ai qëlloi mbi një protestues trazirash që nuk ndaloi pavarësisht paralajmërimeve”.

Vrasja e të miturit ishte kapur edhe nga mediat, faktor ky që e çoi ushtarin në gjykatë tekefundit

Exit mobile version