Ballina Kuriozitete Qentë mund të nuhasin stresin në frymën e padronit të tyre

Qentë mund të nuhasin stresin në frymën e padronit të tyre

Miqtë tanë katërputroshë që lehin kanë provuar edhe njëherë ndjeshmërinë e tyre ndaj njeriut, këtë herë në një test shkencor nuhatjeje.

Shkencëtarët kanë zbuluar se qentë mund të nuhasin stresin në frymën dhe djersën tonë. Katër qenushë, pronarët e të cilëve dolën vullnetarë, u trajnuan që të ”zgjidhnin” një nga tre provëzat të mbushura me një aromë të caktuar.

36 vullnetarët raportuan nivelin e tyre të stresit përpara dhe pas përfundimit të një problemi të vështirë matematike. Në secilën prej provëzave, ndodhej një kampion djerse ose frymëmarrjeje, të grumbulluara përpara dhe pas rritjes së tensionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës.

Në më shumë se 650 nga 700 teste, qenushët identifikuan me sukses një provëz djerse apo fryme të marrë nga një njeri i stresuar. Kërkuesit në Queen’s University Belfast shpresojnë se ky zbulim i ri do të ndihmojë trajnimin e qenve që përdoren për terapi.

Qentë e perceptojnë botën nëpërmjet nuhatjes. Aftësia e tyre në dallimin e aromave përdoret në gjetjen e lëndëve narkotike, eksplozive, sëmundjeve duke përfshirë lloje të ndryshme kanceri, diabeti e deri te Covid-19./tvklan.al

Exit mobile version