Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Qershitë lulëzojnë papritur në tetor

Qershitë lulëzojnë papritur në tetor

Disa pemë qershie në Japoni, të njohura edhe si Sakura, kanë lulëzuar papritur këtë vjeshtë.

Lulet e famshme ngjyrë rozë dhe të bardhë zakonisht lulëzojnë për rreth dy javë në pranverë.

Por më shumë se 300 njerëz kanë raportuar se lulet e qershisë në lagjet e tyre kanë lulëzuar në tetor, sipas kompanisë meteorologjike Weatherstones.

Ekspertët thonë se një seri e tajfunëve që ndodhën në Japoni mund të ketë kontribuar në këtë fenomen.

Pemër që kanë lulëzuar tani nuk do të lulëzojnë përsëri vitin e ardhshëm.

Por megjithatë, kjo do të ketë një ndikim “minimal” në sezonin e qershive të vitit të ardhshëm, tha eksperti i bimëve Hiroyuki Ëada nga Shoqata e Luleve të Japonisë.

Ai gjithashtu shtoi se temperaturat më të ngrohta pas stuhive sollën lulëzimin e bimëve.

Japonia u godit këtë vit nga një seri tajfunësh, duke përfshirë Tajfunin Jebi, stuhia më e fortë që ka prekur Japoninë në një çerek shekulli.

Tajfuni Jebi vrau të paktën 10 njerëz dhe shkatërroi vendin.

Exit mobile version