Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Qeveria çeke do të auditojë kontratën për avionët luftarakë F-35

Qeveria çeke do të auditojë kontratën për avionët luftarakë F-35

Qeveria e Çekisë planifikon të auditojë kontratën për blerjen dhe përdorimin e 24 avionëve luftarakë F-35, tha ministrja e Financave e vendit, transmeton Anadolu.

Qeveria e koalicionit, e udhëhequr nga kryeministri Andrej Babis, planifikon të vlerësojë kushtet dhe pagesat paraprake të marrëveshjes për avionët luftarakë F-35, me vlerë 150 miliardë korona çeke (7,2 miliardë dollarë), i tha ministrja Alena Schillerova Televizionit Çek.

“Po e shqyrtojmë kontratën, kushtet, pagesat paraprake, mënyrën se si janë kryer, nëse ka pasur mbipagesa e kështu me radhë”, citoi “Radio Prague International”, ministren Schillerova.

Më herët, ministri i Mbrojtjes, Jaromir Zuna, nga partia SDP tha se ministria e tij do të kryejë një analizë, duke përfshirë edhe opsionin e ndërprerjes së kontratës, megjithëse ANO e Babisit, partia më e madhe në qeverinë e koalicionit, ka deklaruar se nuk është në favor të ndërprerjes së marrëveshjes.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Karel Havlicek ka deklaruar më herët se blerja e avionëve F-35 është një çështje e mbyllur.

Në vitin 2023, qeveria çeke, e udhëhequr atëherë nga kryeministri Petr Fiala, miratoi blerjen e 24 avionëve, e cila pritet të kushtojë 150 miliardë korona çeke, duke përfshirë trajnimin, pajisjet, armët dhe mbështetjen gjatë gjithë ciklit jetësor.

Exit mobile version