Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka publikuar një deklaratë në platformën X, duke theksuar se përshkallëzimi i mëtejshëm në Lindjen e Mesme është një mundësi reale.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se programi bërthamor i Iranit përbën një kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe për Arabinë Saudite dhe stabilitetin e gjithë rajonit.
Kjo deklaratë u bë pas vizitës së ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, në Arabinë Saudite, ku ai u takua me homologun e tij saudit. /mesazhi
