Ballina Lajmet Kosovë Qeveria Haradinaj mban mbledhje, 11 pika në rend të ditës

Qeveria Haradinaj mban mbledhje, 11 pika në rend të ditës

Ndonëse kanë kaluar tre muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, Qeveria në dorëheqje e Ramush Haradinajt vazhdon të jetë në detyrë.

Sot në orën 13:00 kjo qeveri do ta mbajë mbledhjen e 117-të me radhë.

Në rend të ditës janë 11 pika të cilat do të shqyrtohen.

Në mesin e pikave që pritet të shqyrtohen në kabinetin qeveritar është edhe programi për reforma në ekonomi për vitin 2020 në kuadër të Ministrisë së Financave



Exit mobile version