Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Qeveria izraelite miraton ndërtimin e murit ndarës përgjatë kufirit me Jordaninë

Qeveria izraelite miraton ndërtimin e murit ndarës përgjatë kufirit me Jordaninë

Kabineti i Sigurisë së Izraelit ka miratuar një plan të ri për ndërtimin e një muri ndarës përgjatë kufirit lindor me Jordaninë.

Sipas Radios Ushtarake Izraelite, plani parashikon forcimin e kontrollit të pushtimit në Luginën e Jordanit përmes ndërtimit të vendbanimeve të reja dhe kampeve stërvitore ushtarake.

Plani, i paraqitur nga Ministria izraelite e Mbrojtjes, përfshin ndërtimin e një sistemi “mbrojtës” me shumë shtresa përgjatë një segmenti prej 425 kilometrash, nga Lartësitë e pushtuara të Golanit në veri deri në qytetin Eilat në jug.

Ministri i Mbrojtjes, Yisrael Katz, theksoi nevojën për përfundimin sa më të shpejtë të këtij projekti. /mesazhi

Exit mobile version