Ballina Lajmet Kosovë Qeveria Kurti ndan 100 euro për çdo studentë

Qeveria Kurti ndan 100 euro për çdo studentë

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria në detyrë ka ndarë 26 milionë euro për studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Murati gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se mbështetja prej 100 eurove do të bëhet në ditët në vijim.

“Nga 100 euro mbështetje e njëhershme me rastin e fillimit të vitit akademik. Lansimi i programit Bursa e Mobilitetit për Studentët”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë mbledhjes bëri të ditur se do ta miratojnë edhe bursën e mobilitetit për studentet në nivelin bachelor, për t’i mbështetur studentët që studiojnë larg qytetit ku jetojnë.

Exit mobile version