Ballina Lajmet Kosovë Qeveria miraton masat e reja anti-COVID: Nga nesër orë policore, viti shkollor...

Qeveria miraton masat e reja anti-COVID: Nga nesër orë policore, viti shkollor shtyhet deri më 13 shtator

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masat kundër pandemisë i ndërmarrin konform situatës epidemiologjike në vend.

“Tani kur situata epidemiologjike është përkeqësuar, jemi të shtrënguar të marrim masa shtrënguese, duke shtyrë vitin shkollor, duke kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve ”, tha Kurt.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka propozuar masat shtesë anti-COVID, të cilat i ka miratuar Qeveria.

Në bazë të vendimi të Qeverisë, fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.

Gjithashtu rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00.

Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura.

Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë me staf esencial deri më 13 shtator.

Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Kosovë, nëpër pikat kufitare duhet të paraqesin dëshmi që nuk janë të infektuar me COVID-19.

Exit mobile version