Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thirrur sot mbledhjen e Qeverisë së Kosovës me kabinetin e ri.
Në këtë mbledhje janë miratuar disa prej projektligjeve për marrëveshjet milionëshe ndërkombëtare, por edhe buxheti i vitit 2026.
“Kuvendi u shpërbë pa u votuar këto marrëveshje e duke rrezikuar miliona euro. Sot po riprocesojmë në Kuvend edhe projektligjin e buxhetit për vitin 2026 në vlerë prej 4 miliardë euro që e kemi miratuar më 31 tetor të vitit të kaluar duke mos dashur që t’i përsërisim detajet e prezantuara në atë mbledhje po ndalem vetëm në disa pika të shkurtra të këtij buxheti.Buxheti me vlerë prej 4 miliardë euro edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik. Pagë kjo që do të hyjë në funksion posa të hyj në fuqi ligji për buxhetin. Ky buxhet parasheh edhe rritjen e shtesës për përvojën e punës”, tha Kurti.
“Tash jem në hapin e parë votimi i buxhetit 2026 dhe miratimi i marrëveshje ndërkombëtare. Posa të kryhen këto jam i gatshëm për takime e diskutime me përfaqësuesit e partive politike në lidhje me çështjen e Presidentit të Kosovës”,deklaroi Kurti.
“Dyfishim i shtesës që reflekton përvojën e punës , gjithashtu buxheti parasheh edhe shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në provë që ndërkohë të miratojmë ligjin e ri të tatimit në provë në konsultim me komunat tona.Pas Kuvendit dhe Qeverisë mbrëmë tash jemi në hapin e tretë votimi i buxhetit 2026 dhe i marrëveshje ndërkombëtare.Si kabinet qeveritar do të shihemi shumë shpejtë në mbledhjen e rregullta të Qeverisë që do të përmbushim vendimet tona e zotimet të cilat i kemi dhënë para qytetarëve tanë. E vendimet për këto i nisim sot në këto mbledhje.Le të vazhdojmë me pikat e rendit të ditës pa humbur kohë asnjë minut”,tha Kurti.
Pas kësaj kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin e buxhetit 2026 për ta çuar më pas në Kuvendin e Kosovës për votim.
Pas këtyre, ministri i Financave, Hekuran Murati, në fjalën e tij në kabinet qeveritar tha se marrë parasysh ndryshimin e emrave në dikastere ka nevojë të niset një rishikim sa më parë.
“Por duke pas parasysh urgjencën për buxhet të miratuar ne procedojmë për në Kuvend e me zotimin që bashkë shumë shpejtë do të fillojmë procesin e rishikimit sa më shpejtë që të ketë sa i përket edhe shpërndarjes së përgjegjësive. Gjithsesi pas kësaj sugjeroj që të propozojmë edhe kërkesën ndaj Kuvendit për zgjatjen e afatit të muajit mars meqë kemi afatin e pagesës së pensioneve që duhet të realizohen këtë javë dhe shpresoj që Kuvendi do ta miratojë pasi miratimi i Buxhetit merr kohë në dy lexime e vie afati i pensioneve”,tha Murati.
“Pra kërkesa e zgjatjes së afatit për një muaj siç parashihet me ligjin e financave.”
