Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpërblimit prej 500 mijë eurove për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll pas fitores së shënuar të enjten 4:3 në udhëtim ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 në futboll.
Kjo fitore i ka siguruar Kosovës ndeshjen finale për kualifikim në Botëror kundër Turqisë që do të luhet të martën në Prishtinë.
Ministri i Financave, Hekuran Murtati tha se mjetet merren tw kategoria e shpenzimeve tw paparashikuara.
