Ballina Lajmet Kosovë Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore

Qeveria e Kosovës në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku janë miratuar disa vendime, përfshirë edhe ndarjen e mjeteve për subvencionimin e teksteve shkollore.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se ministria e Arsimit ka kërkuar ndihmë financiare për përfundimin e procesit të subvencionimit.
“Ministria e Financave ka pranuar kërkesën e MASHT-it, për 2 milionë e 41 mijë euro për subvencionimin e teksteve shkollore”, tha Murati.

Vendimi u miratua unanimisht nga anëtarët e kabinetit qeveritar, pa asnjë kundërshtim.

Ndërkohë, disa prindër kanë raportuar se ende nuk kanë marrë paratë për subvencionimin e teksteve, çështje që ka nxitur debat publik në vend. Shumë prej tyre kanë deklaruar se shpenzojnë më shumë për të blerë tekstet se sa marrin më pas nga subvencioni.

Exit mobile version