Ballina Lajmet Kosovë Qeveria nesër i drejton Kushtetueses, kërkesë për pezullim të likuidimit të Trepçës

Qeveria nesër i drejton Kushtetueses, kërkesë për pezullim të likuidimit të Trepçës

Qeveria e Kosovës do të dorëzojë nesër në Gjykatën kushtetuese, kërkesën për masë të përkohshme ndaj likuidimit të Trepçës nga ana e AKP-së.

Kjo pasi Ligji për Trepçën i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës nuk mund të hyjë në fuqi, derisa ndaj tij, Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, bazuar në ligj, vetëm deri me 2 nëntor ka afat që Ligji për Trepçën të hyjë në fuqi, në të kundërtën, ajo duhet të shkojë në likuidim.

Por nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës është aktivizuar dhe nesër do t’i dorëzojë Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë përkohësisht deri në marrjen e një vendimi, mundësinë për likuidim të Trepçës.

Avokati Besnik Berisha, që është edhe këshilltar ligjor i kryeministrit, deklaroi për RTK-në se puna në hartimin e ankesës ka filluar dhe beson se nesër do të dorëzohet në Kushtetuese.

Sipas tij, janë të gjitha kushtet që Gjykata të pezullojë likuidimin e Trepçës deri në marrjen e një vendimi ndaj ankesës së Listës Serbe, transmeton lajmi.net.

Nga ana tjetër, vetë Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se vendimi do të merret sipas

ligjit, Kushtetutës dhe rregullores së punës.

Exit mobile version