Ballina Lajmet Kosovë Qeveria shkarkon Bordin e Telekomit

Qeveria shkarkon Bordin e Telekomit

Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, në të cilën u morë vendimin për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike Telekom.

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka kërkuar që të shkarkohet bordi dhe shfuqizohen vendimet e datave që është bërë emërimi i drejtorëve.

“Telekomi është në gjendje të rëndë financiare dhe është duke rrezikuar kjo mund të dëmtoj edhe më shumë, derisa këta drejtorë kanë shkelur detyrat financiare. Të shkarkohet bordi i ndërmarrjes publike shoqëri aksionare. Shfuqizohen vendimet 29 mars, 24 dhjetori 2018, 2019 për emërimin e drejtorëve”, kërkoi ministrja Hajdari.

Kërkesa e saj u miratua nga të gjithë ministrat.

Exit mobile version