Ballina Lajmet Kosovë Qeveria tërheq projektligjin e vjetër për demarkacionin

Qeveria tërheq projektligjin e vjetër për demarkacionin

Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të tërhiqet nga procedurat e Kuvendit projektligji i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin i Zi.

Haradinaj ka thënë se kjo kërkesë ndodh për shkak të marrëveshjes së re mes presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi, raporton lajmi.net.

Kryeministri ka thënë se gjatë ditës, Kuvendit do t’i dërgohet aneks-marrëvesheja e arritur mes dy presidentëve.

Haradinaj ka thënë se seanca e Kuvendit mund të thirret nesër ose pasnesër.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë abstenuar për propozimin që marrëveshja të tërhiqet nga Kuvendi.

Exit mobile version