Ballina Lajmet Kosovë QKUK: Klinika e Onkologjisë për nëntë muaj me 1.128 raste

QKUK: Klinika e Onkologjisë për nëntë muaj me 1.128 raste

Në Klinikën e Onkologjisë Mjekësore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në nëntëmujorin e vitit 2017, ka pasur 1.128 raste të trajtuara nga kanceri.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017, kanë qenë 363 raste të reja me kancer (tremujori i tretë i vitit 2016, kanë qenë 287 raste pra, 76 raste më shumë).

Në njoftimin për media thuhet se në vitin 2017, Klinika e Onkologjisë, ka funksionuar me kapacitet të plotë, duke pasur në funksion të gjithë aparaturën dhe me shfrytëzueshmëri të shtretërve 100-200 % (një shtrat është shfrytëzuar nga 1 deri 2 pacientë në ditë), duke ofruar shërbime të kimioterapisë venoze, intrapleurale dhe intratekale, radioterapisë, transfuzionit, mjekimit ditor suportiv dhe mjekimit paliativ ditor.

Kjo klinikë gjatë këtij viti ka ofruar shërbime për të gjithë pacientët e Kosovës. Shërbime janë ofruar edhe për pacientët nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja: pacientëve nga këto regjione ju janë ofruar të gjitha shërbimet (kimioterapi, radioterapi, transfuzion, mjekim ditor suportiv dhe mjekim paliativ ditor).

Kimioterapia: 120-210 pacientë në ditë; asnjë pacient i udhëzuar jashtë vendit për trajtim me kimioterapi; rreth 40 000 shërbime; rreth 7 000 kontrolle mjekësore; rreth 6500 aplikime të mjekimit venoz ditor; rreth 5 500 kimioterapi të aplikuara

Radioterapia: Aparatura e radioterapisë ka pas defekte relativisht të shpeshta dhe këto defekte në tremujorin e dytë kanë bërë që numri i shërbimeve të jetë më i vogël dhe të mos i përmbush kënaqshëm nevojat e pacientëve dhe listat e pritjes të jenë më të gjata për trajtim kurativ, kurse për trajtim paliativ të vazhdojnë normalisht.

Exit mobile version