Ballina Sport Futboll Quique Setien debuton me fitore, mund Granadan

Quique Setien debuton me fitore, mund Granadan

Quique Setien pati një natë të vështirë, por që në fund ia doli të gëzohej në ndeshjen e parë në krye me Barcelonën.

Katalanasit mposhtën minimalisht (1:0) skuadrën e Granadas në ‘Camp Nou’, që ishin të organizuar mjaft deri kur luajtën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Sanchez (69’).

Këtë e shfrytëzuan mjaft mirë vendasit që pas një kombinimi fantastik mes treshes Griezmann-Messi-Vidal, ylli argjentinas ia doli të shënonte për rezultatin final 1:0.

Barcelona ngjitet në vendin e parë me pikë të barabarta me Real Madridin 43 sosh. Granda qëndron në vendin e 10 me 27 pikë.

Exit mobile version