Ballina Lajmet Kosovë Qytetarët kosovarë po dënohen me gjoba në Merdarë

Qytetarët kosovarë po dënohen me gjoba në Merdarë

Një qytetar i Kosovës i cili ndodhet në pikën kufitare në Merdare ka thënë për Tëvë1, se shteti serb është duke i dënuar shtetasit kosovarë me gjoba prej 400 euro.

I njëjti tha se përveç gjobave po bëhet edhe ndalim hyrja ne Serbi për tre muaj, shkruan teve1.info.

“Me ndaluan kinse per shpejtësi, më dënuan 400 euro, ma ndaluan hyrjen për 3 muaj. Jam punëtor i bartjes së kufomave, po na maltretojë, po i ndalin edhe veturat e tjera”, tha qytetari për Tëvë1.

Derisa janë siguruar edhe fotografitë e gjobave të shqiptuara.

Exit mobile version