Ballina Lajmet Kosovë Qytetarët serbë festojnë “Vidovdanin”, Policia përkujdeset për sigurinë

Qytetarët serbë festojnë “Vidovdanin”, Policia përkujdeset për sigurinë

Qytetarë serbë janë mbledhur sot në Manastirin e Graçanicës për të shënuar Vidovdanin.

Ceremonitë nisën me liturgji fetare, ndërsa të pranishëm ishin edhe qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Vidovdani, që shënohet çdo vit më 28 qershor, lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389.

Autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë masa të shtuara sigurie në Graçanicë dhe zonat përreth, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Exit mobile version