Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Qyteti Dera’a në Siri është kthyer në një gërmadhë nga regjimi i...

Qyteti Dera’a në Siri është kthyer në një gërmadhë nga regjimi i Asadit

Qendra e qytetit Dera, i cili ndodhet në jug të Sirisë dhe që është kthyer në një gërmadhë për shkak të bombardimeve intensive të regjimit të Asadit, është filmuar nga ajri nga ekipi i Anadolu Agency (AA).

Ekipi i AA ka filmuar nga ajri me anë të një droni, ndërsa ka nxjerrë në pah rrënimin në jug të qytetit dhe rrugën që mban emrin Jordani.

Shtëpitë, godinat qeveritare, shkollat dhe furrat e shembura krejtësisht, tregojnë përmasat e bombardimeve të regjimit të Asadit.

Në pamje duken qartë rrugët me tym dhe pluhur të shkaktuara nga godinat e prishura për rreth, një makineri pastrimi dhe një motoçikletë që kalon në mesin e gërmadhave.

Në pamjet e një “qyteti fantazmë” tabela “Velid Kafe dhe Market” e ndodhur poshtë një godine 3 katëshe të prishur është një tjetër detaj që bie në sy.

Shkatërrim masiv në 3 muaj

Forcat e regjimit të Asadit, me qëllim marrjen nën kontroll të qytetit, kanë zhvilluar sulme dhe bombardime intensive prej 3 muajsh.

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga parlamenti vendor, thuhet se 70 për qind e këtij qyteti është kthyer në gërmadhë.

Civilët janë detyruar të shkojnë drejt rajoneve për rreth, të cilat ndodhen nën kontrollin e forcave opozitare.

Qendra e qytetit të Dera-s ndahet në Dera-n Mahata, që ndodhet në veri dhe Dera Beled që ndodhet në jug. Forcat e regjimit kanë kontrollin e një pjese të madhe të Dera Mahata-s, ndërsa në Dera Beled ka nën kontroll lagjen Menshijje.

Forcat opozitare të cilat kanë nën kontroll rreth 45 për qind të qendrës së Dera-s, në kuadër të kundërshtimit të bombardimeve të regjimit, ka nisur një operacion kundër forcave të regjimit në lagjen Menshijje.

Operacionet e opozitarëve janë duke u zhvilluar në mënyrë të ngadaltë, për shkak të bombardimeve nga ajri të regjimit.

Exit mobile version