Ballina Lajmet Kosovë Radhë të gjata para furrës, qytetarët presin për pitalka

Radhë të gjata para furrës, qytetarët presin për pitalka

Radhë të gjata po krijohen nëpër furrat e Prishtinës ne mbrëmje rreth orës 19:00.

Koha e iftarit ka bërë që para furrave të krijohen radhë të gjata, shkruan lajmi.net.

Vargu i madhe më qytetarët duke pritur për të blerë bukë është dukur edhe para një furre në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

“Iftar pa pitalka të nxehta nuk bon”, thotë njëri nga qytetarët për lajmi.net, i cili po priste në radhë.

“Po, edhe dje ka qenë kështu. Pak para iftarit po vijmë për të blerë bukën më taze, nuk po na bije më pritë shumë, pasi po ecën rendi shpejtë. Distancën po e mbajnë”, thotë një tjetër qytetarë.

Tryezat e besimtarëve mysliman gjatë muajit të Ramazanit pasurohen me ushqimin e domosdoshëm, simbol i këtij muaji të shenjtë janë pitalkat.

Exit mobile version