Ballina Lajmet Kosovë Radhë të gjata për t’u testuar për COVID-19 edhe sot

Radhë të gjata për t’u testuar për COVID-19 edhe sot

Shumë qytetarë janë parë duke pritur në radhë për t’u testuar për COVID-19, edhe mëngjesin e së premtes, në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Numri i rasteve pozitive me koronavirus, ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rritje të dukshme.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2708 raste të reja me COVID-19, derisa edhe numri i të testuarve ka shënuar rritje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë testuar 10.833 qytetarë në të gjithë Kosovën.

Ndërkohë, këto ditë Komiteti për COVID pritet të marrë masa të reja, si përgjigje ndaj rritjes së rasteve me koronavirus.

Exit mobile version