Ballina Arritje arsim Raka propozon sistemin e kombinuar: Vetëm një pjesë e fëmijëve do të...

Raka propozon sistemin e kombinuar: Vetëm një pjesë e fëmijëve do të shkojnë në shkollë

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë që rikthimi i nxënësve në shkolla mbetet njëri prej prioriteteve më të mëdha.

Raka ka treguar se cilat kanë qenë propozimet që janë dhënë për rihapjen e shkollave, në Bordin Këshilldhënës për luftën kundër COVID-19.

“Lidhur me hapjen e shkollave është diskutuar dhe është dhënë sugjerimi nga bordi që shkollat të hapen me sistemin e kombinuar, i cili nënkupton që fëmijët parashkollorë deri në klasën e 5-të fillore të shkojnë në shkollë. Elementi tjetër është se në disa komuna të Kosovës, ku ka hapësirë të merret në konsideratë edhe shkuarja në shkollë e klasëve tjera, me theks disa që janë të tranzicion”, ka thënë Raka në Klan Kosovë.

“Shkollat profesionale të kthehen dhe të mbajnë mësimin. Propozim shtesë ka qenë që absolventët e mjekësisë, të shikohet mundësia e ndihmës së tyre gjatë kohës së pandemisë”.

“Argumente dhe arsye ka plot për rihapjen e shkollave”, ka theksuar Raka.

Exit mobile version