Ballina Lajmet Kosovë ​Rritet numri i vizitorëve, ja nga cilat shtete vijnë më së shumti...

​Rritet numri i vizitorëve, ja nga cilat shtete vijnë më së shumti turistët

Numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ka shënuar rritje në muajin shkurt 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Gjatë këtij muaji, në hotele janë regjistruar gjithsej 56 mijë e 644 vizitorë, prej të cilëve 24 mijë e 416 ishin vendorë, ndërsa 32 mijë e 228 vizitorë të huaj.

Në krahasim me shkurtin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 51 mijë e 795 vizitorë, numri i përgjithshëm i vizitorëve është rritur për 9.4 për qind.

Po ashtu, numri i net-qëndrimeve në hotele arriti në 112 mijë e 367. Prej tyre, 60 mijë e 513 net-qëndrime (53.8 për qind) janë realizuar nga vizitorët e jashtëm, ndërsa 51 mijë e 854 (46.1 për qind) nga vizitorët vendorë.

Sa i përket vizitorëve të huaj, ASK njofton se ka pasur rritje prej 16.1 për qind krahasuar me shkurtin e vitit 2025.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj që kanë qëndruar në hotelet e Kosovës vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.

Këto të dhëna tregojnë për një trend pozitiv në sektorin e turizmit dhe hotelerisë në vend.

Exit mobile version