Irani nisi një valë të re sulmesh me raketa balistike në orët e para të 16 qershorit, si hakmarrje për veprimet ushtarake izraelite, sipas raportimeve, transmeton Anadolu.
Pamjet treguan disa raketa të shkrepura nga Irani që shfaqen në qiellin mbi Tel Aviv, ku u aktivizuan sirenat e sulmeve ajrore.
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit iu përgjigjën kërcënimeve hyrëse, duke kapur disa nga raketat në ajër.
