Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rama, karta të vjetra përballë zemërimit popullor ndaj tij

Rama, karta të vjetra përballë zemërimit popullor ndaj tij

Ngushtimi i çështjeve te pensionet apo te pagat, po krimi me pushtet fjala vjen?

Në podcast-in e fundjavës “Flasim”, Rama deklaroi bonus për pensionistët, fonde shtesë për medikamentet e pacientëve me kancer, rritje pagash për mjekët e urgjencës, si edhe dyfishim të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar dhe fëmijët me nevoja të veçanta.

Siç mund të kuptohet, po vepron tashmë në kushtet e një fushatë elektorale nën një zemërim të dukshëm popullor ndaj tij.

Sipas kreut të qeverisë, të gjitha të ardhurat shtesë të krijuara nga rritja e çmimit të naftës gjatë krizës së fundit nuk janë futur në buxhet, por janë shpërndarë si bonus për pensionistët.

Kjo sipas tij, paçka zhvillimeve në Hormuz.

“Kështu që pensionistët morën një tjetër bonus, ku u fut edhe çdo qindarkë e përfituar nga rritja e panatyrshme e çmimit të naftës, si rezultat i krizës së luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit dhe asaj që ndodhi në Ngushticën e Hormuzit.

Pra, ne nuk futëm në buxhet asnjë qindarkë që erdhi më shumë nga taksat mbi naftën, por ua dhamë ato pensionistëve. Po kështu, ne vendosëm në dispozicion të të sëmurëve me kancer 15 milionë euro të tjera për medikamentet e tyre dhe vendosëm po ashtu rritjen e pagave të mjekëve të urgjencës. Heronj të vërtetë!

Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit”, tha Rama.

Megjithatë, nuk besohet që mos e dijë se nga vjen i gjithë ky zemërim popullor. Madje pse e di po përpiqet ta ngushtojë në aspekte të ndjeshme sociale, por që nuk janë vetëm aq. Fjala vjen, druhet ta çojë fjalën te bujqësia e blektoria, me një rënie të frikshme, si dhe te krimi, me i trimëruar dhe më i fuqizuar se kurrë më parë nën qeverisjen e tij. Nuk flet për shaurjen e fshatit dhe të qyteteve, nën një shpopullim të frikshëm. /tesheshi

Exit mobile version