Ballina Lajmet Kosovë Rama lë të nënkuptohet se mund të ketë takim me Kurtin në...

Rama lë të nënkuptohet se mund të ketë takim me Kurtin në Slloveni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë për media është pyetur nëse do të ketë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bled të Sllovenisë dhe nëse do ta ftojë në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit.

Rama tha se është normale që ai dhe Kurti t’i kenë qëndrimet e tyre në lidhje me çështje të caktuara dhe se ai nuk sheh asnjë problem.

Sipas kryeministrit Rama, nuk ka dyshime për t’u takuar atëherë kur ka mundësi.

“Ky është lajm i vjetër dhe kjo është pyetje e vjetër sa lajmi, përgjigja ime është dhënë atëherë dhe nuk shoh që ka ndodhur diçka e re. Kështu që qëndrimet e mia janë të miat, qëndrimet e Albinit janë të Albinit. Albini është sovran në detyrën e tij, unë jam sovran në të drejtën time për të pasur qëndrimet e mia. Kaq. Nuk shoh asnjë problem, e nuk shoh asnjë telenovelë. Për mua nuk ka pasur, s’ka dhe nuk ka pasur ndonjëherë dyshim kur njerëzit mund të takohen duhet të takohen, kur njerëzit duhet të ftuar, duhet të ftuar, kaq. Tjerat janë telenovela mediatike”, ka thënë ai. /dukagjini

Exit mobile version