Ballina Lajmet Kosovë Kurti njofton se do të ndahen nga 100 euro për fëmijët dhe...

Kurti njofton se do të ndahen nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët në fundvitit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se në këtë fundit Qeveria në detyrë do të ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Ai ka thënë se më 28 dhjetor do të fitojnë bindshëm dhe pastaj më 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.

“Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët. Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove. Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!”, ka shkruar Kurti

Exit mobile version