Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rama mbërrin në Izrael i shoqëruar nga bashkëshortja

Rama mbërrin në Izrael i shoqëruar nga bashkëshortja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Izrael, ku ka nisur një vizitë zyrtare dyditore. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga ndalesa e tij e parë në Nova Site.

Gjatë vizitës, Rama pa nga afër një ekspozitë përkujtimore me fotografi të disa prej viktimave të masakrës së ndodhur gjatë festivalit muzikor Nova.

“Stacioni i parë në Izrael – një vend që flet pa fjalë. Mes humbjeve të tmerrshme, një pyll festiv është kthyer në një tempull reflektimi mbi jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes,” shkruan Rama në postimin e tij.

Në këtë vizitë, kryeministri shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Megjithatë, vizita dhe mesazhet e Ramës po nxisin kritika të shumta, pasi ai është akuzuar se ka shprehur mbështetje të njëanshme për Izraelin, pa përmendur vrasjet masive dhe krizën humanitare në Gaza, të cilat cilësohen si gjenocid ndaj palestinezëve.

Exit mobile version