Ballina Lajmet Rama publikon datat se kur do lëshohen dy satelitët në orbitë

Rama publikon datat se kur do lëshohen dy satelitët në orbitë

Para pak ditësh kryeministri Rama lajmëroi se shumë shpejt Shqipëria do të ketë dy satelitë në hapësirë.

Ndërsa ditën e sotme me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook Rama bëri të ditur dhe datën se kur do të lëshohen këto dy satelitë.

“Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.” dëgjohet të thotë Rama në videon e postuar.

Kryeministri Edi Rama: Pra jemi këtu.

-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?

-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Po Albania 2? Në qershor…

-Saktë…

Kryeministri Edi Rama: Super

-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.

-Po, zotëri

Exit mobile version