Ballina Sport Futboll Ramadani zyrtarizohet te Drita

Ramadani zyrtarizohet te Drita

Zekirija Ramadani është rikthyer në futbollin kosovar. Trajneri nga Shkupi ka marrë drejtimin e skuadrës së Dritës. Ramadani është prezantuar të enjten, ndërsa me Dritën ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Në krye të Dritës, Ramadani ka zëvendësuar grekun Akis Vavalis, i cili u largua ditë më parë. Para Dritës, Ramadani në Kosovë ka drejtuar edhe Gjilanin, Prishtinën, Feronikelin e Trepçën ‘89. Ka të fituar tre tituj kampioni.

Exit mobile version