Ballina Artikuj Ramazani na kthen te pyetja kryesore: Pse është feja?

Ramazani na kthen te pyetja kryesore: Pse është feja?

Halil Avdulli

Qëllimi i fese është ju lutem kujtojeni keto dite:
prania e Allahut në zemrën e njeriut.
Jo vetëm njohje teorike, por ndjesi e gjallë dhe e vazhdueshme e ekzistencës së Tij.

Kur kjo prani realizohet, lind devotshmeria, sepse njeriu fillon t’i kontrollojë gjymtyrët e tij dhe të ndalet nga dëmtimi i krijesave, duke e ndier se Allahu është mbi të.

A kane me ndje te gjithe kete kuptim?
pergjigjja eshte jo, sepse disa e kalojnë Ramazanin si rutinë: flenë ditën, rrinë natën zgjuar, shkojnë në teravi vetëm si formë shoqërore, pa u prekur zemra.

Prandaj, njerezit e diturit te Allahut e shihnin Ramazanin si: shkëputje nga çdo gjë tjetër përveç Allahut.
Jo vetëm largim nga ushqimi dhe pija, por largim nga gjithçka që e largon zemrën prej Tij.

Atëherë njeriu shkon në punë me sinqeritet, shkon në xhami me përulësi dhe lexon Kur’anin me meditimin për mesazhin e tij.

Kjo është porosia kryesore:
Ramazani është kalimi nga gafleti në praninë e Allahut në zemër.
Nëse këtë e realizojmë, kemi fituar kuptimin më të madh të Ramazanit.

Halil Avdulli

Exit mobile version