Ballina Sport Futboll Ramos thyen heshtjen, reagon pas kartonit të kuq dhe humbjes së Realit

Ramos thyen heshtjen, reagon pas kartonit të kuq dhe humbjes së Realit

Sergio Ramos ka folur pas kartonit të kuq që mori në sfidën e mbrëmshme të cilën Real Madridi e humbi me rezultat 1:2 kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Ishin minutat e fundit të ndeshjes, kur Ramos ndali në mënyrë të palejueshme Gabriel Jesusin për ta parandaluar një rast të mirë shënimi, me ç’rast u përjashtua nga loja.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, mbrojtësi u shpreh se atë episod e ka lënë pas krahëve dhe tashmë është i fokusuar në ndeshjen kundër Barcelonas në fundjavë.

“Pas një nate të vështirë janë dy opsione: Të mendojmë për disfatën e djeshme apo të punojmë për disfatën e djeshme”, ishte shkrimi i spanjollit në Twitter, transmeton lajmi.net.

“U do e zgjedhja të dytën. Tani kokën dhe zemren në El Clasico”, përfundoi lojtari.

Real Madridi merr disfatën e dytë rresht pas një harku kohor të shkurtër, dhe kanë kaluar tre ndeshje prejse ka fituar ndeshjen e fundit.

Ndeshja Real Madrid-Barcelona do të luhet të dielën me fillim prej orës 20:45, e cila pritet të vendos shumëçka në lidhje me garën për titull.

Exit mobile version