Presidenti amerikan Donald Trump, në një telefonatë të tensionuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, thuhet se i ka kërkuar këtij të fundit të ndalë sulmet ndaj Iranit dhe të “zbusë” agresionin, sipas disa burimeve nga mediat izraelite.
Ndërkohë që Netanyahu e ka quajtur ofensivën si një fitore të madhe për Izraelin, duke theksuar se janë arritur qëllime të rëndësishme si dëmtimi i kapaciteteve bërthamore të Iranit dhe shkatërrimi i një pjese të arsenalit të raketave balistike, zyrtarë të lartë në Tel Aviv janë befasuar nga reagimi i Trumpit.
Sipas raportimeve, Trump ishte i pakënaqur me vazhdimin e operacioneve ushtarake izraelite dhe ka kërkuar që avionët të kthehen mbrapsht dhe që ofensiva të ndalet. Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se armëpushimi duhet të respektohet dhe se ai, Trump, do të jetë ai që do të menaxhojë situatën më tej.
Pavarësisht kësaj, Netanyahu ka theksuar se “ka ende punë për t’u bërë në Iran”, por për momentin, operacioni konsiderohet i përfunduar. /mesazhi
