Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ka deklaruar ditën e sotme se Administrata Trump do të zbulojë planin e saj për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Lindjen e Mesme dhe në raportet Izrael-Palestinë në javët e ardhshme.
‘Unë mendoj se në javët e ardhshme ne do të bëjmë me dije vizionin tonë për paqen afatgjatë në Lindjen e Mesme’, tha Sekretari i Shtetit, Pompeo.
Këto komente Pompeo i bëri pas një fjalimi në Universitetin Shtetëror të Kansasit në Manhattan.
Ndërkohë javën e kaluar i dërguari i Ëashingtonit në Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt, tha se SHBA do ta bëjë me dije të gjithë planin e saj para zgjedhjeve të 17 shtatorit në Izrael.
