Një komision parlamentar britanik ka theksuar se sistemi i qeverisjes së Mbretërisë së Bashkuar ende nuk ka garanci për të parandaluar një shpërfillje të plotë “të proceseve të vendosura vendim-marrëse” si dëshmohet në drejtimin e pushtimit të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Një koalicion i forcave perëndimore pushtuan Irakun në vitin 2003, duke pretenduar se udhëheqësi i atëhershëm Saddam Hussein zotëronte armë të shkatërrimit në masë.
Duke kërkuar në hetimin “Chilcot”, e cila tha se qeveria britanike e udhëhequr nga kryeministri i atëhershëm Tony Blair kishte dështuar të shteronte të gjitha mundësitë paqësore para se të bashkohej me koalicionin, Komisioni i Administratës Publike dhe Çështjeve Kushtetuese (PACAC) argumentoi se “ka ende pak për të parandaluar një kryeministër të ardhshëm që të anashkalojë përsëri konsultimet e duhura të Kabinetit”.
“Hetimi Chilcot zbuloi se kishte shumë mundësi të tilla të humbura për diskutimin e duhur të Kabinetit mbi politikën britanike ndaj luftës në Irak dhe planifikimit për pasojat e saj”, tha raporti.
Tony Blair iu bashkua këtij koalicioni si një mbështetës i patundur i kërkësave. Pushtimi çdoi në vite të konfliktit të zgjatur.
“Në vitin 2002, Blair i premtoi George Bush ‘Unë do të jem me ty, sidoqoftë’ që ta bëj Mbretërinë e Bashkuar për luftë në Irak pa u konsultuar me Sekretarët e Jashtëm dhe të Mbrojtjes, e lëre më pjesën tjetër të Kabinetit”, tha Vernard Jenkin, kreu i PACAC.
“Pesëmbëdhjetë vjet më vonë ende nuk ekziston masa mbrojtëse brenda Qeverisë për të parandaluar një kryeministër që vepron kaq me pakujdesi përsëri”, shtoi ai.
Jenkin tha se kryeministri aktual ka përdorur kabinetin dhe komitetet me “armiqësi”, duke shtuar se, “Kjo nuk është garanci për të ardhmen, prandaj është një kohë e përkryer për të futur një mbrojtje të tillë kur sistemi funksionon mirë, për të mos pritur një tjetër dështim katastrofik”.
Një hetim i Britanisë nga Sir John Chilchot në vitin 2016 tha se qeveria e ish-kryeministrit Blair kishte dështuar të shteronte të gjitha opsionet paqësore para se të bashkohej me koalicionin.
“Gjykimet mbi aftësitë e Irakut u prezantuan me një siguri që nuk ishte e justifikuar. Vendimi për të pushtuar Irakun ka lënë një mbresë të pashlyeshme në politikën britanike”, tha raporti i PACAC.
“Pasojat e këtij vendimi mbeten të thella për politikën e brendshme të Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve, për marrëdhëniet tona me vendet e tjera, si dhe për stabilitetin e rajonit. Humbja e vazhdueshme e jetës së irakianëve thekson dështimin e strategjisë së pas konfliktit. Hetimi Chilcot u krijua në mënyrë që të siguronte një mbyllje të polemikave, por për shumë, ai ka dështuar ta bëjë këtë dhe vetë hetimi shtatë vjeçar ka qenë i diskutueshëm. Prandaj, PACAC nisi një hetim të shkurtër për mësimet për kryerjen e hetimeve dhe për makinerinë e qeverisë”, tha ai.
Më shumë se 250 mijë persona, duke përfshirë luftëtarë, por kryesisht civilë, mendohet se janë vrarë gjatë trazirave në Irak që nga viti 2003.
