Pesë raste të reja të të infektuarve me COVID-19 janë konfirmuar përgjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tani për tani janë gjithsej 407 raste aktive anembanë vendit.
Në këtë kohë nuk ka patur ndonjë viktimë ndërsa janë shëruar 22 pacientë.
