Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Raporti i OKB-së: vdekja e Mursit, ‘vrasje arbitrare e nxitur nga shteti’

Raporti i OKB-së: vdekja e Mursit, ‘vrasje arbitrare e nxitur nga shteti’

Pas disa muajsh heshtjeje për vdekjen e Presidentit të rrëzuar të Egjiptit, Mohamed Morsi, një raport i OKB thotë se regjimi i burgut në Egjipt mund të ketë ndikuar drejtpërdrejtë në vdekjen e Morsi5.

Raporti i formuluar nga ekspertet gjithashtu thekson se shëndeti dhe jeta e mijëra të burgosurve janë në rrezik të madh.

Morsi, i cili u bë udhëheqësi i vetëm i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt në vitin 2012, vdiq në 17 qershor 2019, ndërsa ishte në gjyq për akuzat që ai dhe vëzhguesit ligjorë thonë se ishin të motivuara politikisht.

Pasi qëndroi vetëm një vit në presidencën e tij, ai u rrëzua dhe u burgos në një grusht shteti ushtarak të udhëhequr nga Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Abdel Fatah el Sisi. Në kohën e vdekjes së tij, Morsi u përball me një mori akuzash.

Presidenti në mënyrë të vazhdueshme hodhi poshtë legjitimitetin e gjykatave, dhe përkrahësit e tij i denoncuan gjykimet si të motivuar politikisht dhe një përpjekje për të dhënë mbulim ligjor për një grusht shteti të bazuar në dëshmitarë jo të besueshëm dhe prova të pakta.

Kushtet e këqija çuan në vdekjen e tij

Në qershor 2019, pas vdekjes së Morsi, djali i tij Abdullah akuzoi Presidentin Abdel Fattah el Sisi dhe një numër zyrtarësh për “vrasjen” e babait të tij.

Vetëm disa javë më pas, ai vdiq nga një sulm në zemër në një spital në Kajro.

Vitin e kaluar, një komision parlamentar britanik njoftoi se ai po mbahej në izolim për 23 orë në ditë, gjë që ligjërisht konsiderohet si torturë. Ata paralajmëruan se kjo mund të çojë në vdekje të parakohshme.

Raporti i OKB gjithashtu thotë se vdekja e Morsi mund të ishte një ‘vrasje arbitrare e nxitur nga shteti’.

Raporti i Grupit të Punës të OKB-së, e udhëhequr nga prokurorja speciale Agnes Callamard tha që veprimet e qeverisë së Sisit shkelin të drejtat e njeriut, si dhe incidentet që ndodhin në burgjet egjiptiane janë “të qëllimshme”.

Raporti i OKB-së, botuar në 8 nëntor 2019, thoshte se “Dr Morsi u mbajt në kushte që mund të përshkruhen si brutale, veçanërisht gjatë burgosjes së tij prej pesë vitesh në burgun Tora. 

Exit mobile version