Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Raportohen shpërthime në disa qytete anembanë Iranit

Raportohen shpërthime në disa qytete anembanë Iranit


Mediat iraniane raportojnë për shpërthime dhe sulme në disa qytete të ndryshme të vendit. Sipas transmetuesit shtetëror IRIB, një zonë jashtë qytetit të Khondabit u godit nga dy projektilë armiqësorë, ndërsa shpërthime u dëgjuan gjithashtu në Khorramabad dhe Konarak.
Agjencia e lajmeve “Fars” dhe IRIB njoftuan për shpërthime edhe në Jask, një qytet portual kyç në Ngushticën e Hormuzit. Ndërkohë, në kryeqytetin Tehran, agjencia e lajmeve “Mehr” raportoi për aktivizim të sistemeve të mbrojtjes ajrore mbi pjesën lindore të qytetit. /mesazhi
Exit mobile version